Ofrohet për shitje apartament 2+1 i organizuar në 2 dhoma gjumi, sallon me kuzhinë dhe 1 tualet. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati ekzistues (jo i fundit) dhe disponon një sipërfaqe prej 80 m² në certifikatë, ndërsa sipërfaqja totale arrin në 109 m², duke ofruar ambiente të bollshme dhe komode për një jetesë të rehatshme familjare.
Prona ndodhet në zonën e Policisë, një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, me akses të menjëhershëm në shkolla, markete, farmaci dhe çdo shërbim të nevojshëm. Disponon dokumentacion të rregullt dhe ofrohet për shitje.
Çmimi:11.000.000 lekë
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.