Jepet me qira ambient magazine me sipërfaqe 180m², i pozicionuar në rrugën “Mustafa Bello”, Vlorë. Ambienti disponon lartësi 4.10 metra dhe është i pajisur me energji elektrike 4-fazore, duke ofruar kushte të përshtatshme për magazinim dhe aktivitete të ndryshme tregtare.
Gjithashtu, disponon një hapësirë parkimi prej 150m², e cila ofron lehtësi për parkimin e automjeteve dhe ngarkim-shkarkimin e mallrave.
Ambienti është i përshtatshëm për magazinë, depo apo aktivitete të ndryshme biznesi. Jepet me kontratë afatgjatë. Nuk lejohet përdorimi për servis makinash, Rent a Car apo Lavazh.
ÇMIMI: 1,000 EURO/MUAJ
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në ambient, kontaktoni:
+355 68 93 80 641
+355 69 91 09 777