Apartament ne shitje te rezidenca ”Poseidon”,Vlore!
Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 97.2 m2 dhe sipërfaqe neto 82.6 m2 .
Pozicionohet në katin e pare të objektit .
Organizohet në:
1- Sallon +kuzhine,
1- Dhomë gjumi,
1-Tualet
1-Ballkon
Apartamenti pozicionohet ne pjesen e pasme te objektit!
Sheshi i ndertimit ndodhet ne bulevardin Lungomare, me siperfaqe totale prej 6,094.23m², Vlorë. Ne veri te sheshit te ndertimit ndodhen 3 objekte ekzistuese 1 kat, ne jug ndodhet nje objekt 9 kate, ne lindje ndodhet nje objekt 3 kate dhe nje objekt 2 kate dhe ne perendim ndodhet shetitorja e Lungomares dhe rruga ”Murat Terbaci”.
Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi i materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm.
Dielli i tepërt i verës do të pengohet duke përdorur xham me faktor të lartë diellëzimi Loë-E, si dhe hijezues vertikal.
Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës.
Përdorimi i disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e material.
Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi.
Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili.
Per shkak te pozicionit, lartesise, formes dhe trajtimit te vecante te fasades, ky objekt do te behet epiqendra e turizmit urban te objekteve perrreth, duke rritur standartin e zhvillimit te zones.
Cmimi i shitjes: 2700 euro/m2
Per me shume informacion ose shoqerim ne prone na kontaktoni ne nr/tel: 0355689380641 ose 00355699109777