Në një nga pozicionet më të veçanta dhe më të kërkuara të Vlorës, mbi Shkollën Tregtare, në rrugën Petro Marko, ofrohet për shitje një vilë moderne private me pishinë, e projektuar me hapësirë dhe komoditet maksimal, e sistemuar nga arkitekt.
Prona është ndërtuar duke ndërthurur estetikën moderne me funksionalitetin, duke krijuar një ambient ideal për jetesë të qetë dhe cilësore.
Vila ofron një pamje spektakolare nga Gjiri i Vlorës, ku shtrihet deti i pafund dhe shihen qartë Karaburuni dhe ishulli i Sazanit, duke e bërë çdo moment unik dhe relaksues.
Në këtë pozicion të veçantë ndërthuren në mënyrë perfekte:
klima e freskët e detit
qetësia dhe ajri i pastër i malit në sfond
Është një pronë e menduar për të jetuar në qetësi, larg zhurmës së qytetit, me ajër të pastër dhe panoramë të hapur natyrore.
Prona disponon:
90 m² ndërtim
270 m² sipërfaqe toke në dokumentacion
1,500 m² total sipërfaqe e rrethuar
Organizimi:
Sallon + kuzhinë
4 dhoma gjumi
3 tualete
Vilë private me pishinë në oborr, e përshtatshme për relaks dhe jetë familjare cilësore.
Orientimi: Lindje -Perëndim
Çmimi: 345.000 €
📞 Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, kontaktoni: